Trajneri i Francës, Didier Deshamps theksoi se fakti që lojtarët janë lodhur shumë gjatë vitit futbollistik, mund të ndikojë në përformacën e tyre në Europian.
“Ne arrijmë në fund të sezonit, të gjithë lojtarët janë të lodhur. Nocioni i freskisë është një element thelbësor për garat e mëdha. Lodhja fizike nga ndikon jo pak edhe në aspektin psikologjik. Mbappe ka qenë gjithmonë pjesë e grupit dhe padyshim, ai ka përgjegjësi në klubin e tij dhe në skuadrën franceze. Është padyshim një element shumë i rëndësishëm për ne që ta sigurojmë këtë në nivel grupi, se është në gjendjen më të mirë të mundshme” – tha ai.
(J.S/)