Në emisionin Open në News 24 u diskutua për ligjin që privatizon pronat publike.
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Dorjan Teliti tha se ky ligj hap rrugën për abuzim me pronat. Ndërsa, eksperti i ekonomisë Pano Soko tha se shteti shqiptar po kthehet në një entitet që jepet e merret me qira dhe se ligji është krejtësisht klientelist.
Dorjan Teliti: Hapet rruga për abuzim. Më 2024 ke hapur portë tjetër abuzimi. Do përdoret njësoj si ligji për investimet strategjike.
Bardhi Sejdarasi: Nuk hap rrugë për abuzime. Ti do vetëm të flasësh për vete. Merre ligjin dhe monitoroje. Thua i marrin tokat oligarkët dhe më thuaj se ku marrin prona oligarkët. Ku është lista e pronave që do i marrin oligarkët?
Pano Soko: Shteti shqiptar është entitet që jepet e merret me qira nga një grup njerëzish. Ky ligj është bërë për disa koncesione. Ligji është krejtësisht klientelist.
(Arena e Lajmit)