Publikohen pamje të reja nga dhuna brutale e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. dhe News24 kanë siguruar një tjetër kënd të ngjarjes së rëndë që ndodhi në orën 08.20 minuta në zonën e ish-bllokut në Tiranë.
Në pamje duket teksa një prej agresorëve e godet avokatin me dorezë hekuri në pjesën e ballit. Mëngjesi rrëzohet në tokë duke humbur ndjenjat. Autorët nuk ndalen me kaq por e godasin me shkelma në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit.
Në pamje duket edhe momenti kur tre autorët largohen me vrap. Ndërsa qytetarët e pranishëm afrohen menjëherë t’i japin ndihmën e parë avokatit.
Avokati Sokol Mëngjesi përfundoi në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës. Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore në orët e mesditës, mjekët e vendosën avokatin në koma artificiale.
()