Në kuvend po diskutohet në lidhje me raportin e Institutit për krimet e komunizmit.
Deputetja Flutura Açka u shpreh se të dy palët politike i kanë bërë padrejtësi ish të përndjekurve, të cilët ose i lanë në baltë me heshtje, ose “i ngopën” me VKM të cilat nuk u zbatuan kurrë deri në fund.
“Një pjesë të jetës e kalova në diktaturë, e kam ndjekur me vëmendjen qasjen ndaj viktimave të diktaturës. Tani pas 30 vitesh duhet të pohoj që i shërbyem dënimit sistematik të tyre.
Ne të dy palët kemi luajtur me ish të përndjekurit.
Harrojmë se në Europë do të hyjmë me 1430 shekuj burg që kanë vuajtur të dënuarit politikë, gjenocid i pastër ky.
Të dy palët politike nuk i deshëm ish të përndjekurit, ndaj i “ngopëm me lugë të vogël”, por shumicën e mbuluam me heshtje.
Mu para hundës sonë përballë kryesisë së Kuvendit ka dy përmendore, Leninit e Stalinit, mu para hundës sonë. E përshëndesni çdo ditë Lenin e ju thotë: Hë morë trima i bëtë ligjet?
Liria është skllavërie e padija është pushtet”, tha ajo.