“Jam bërë pishman por…”/ Flet gazetari që publikonte fake news për drejtuesit e policisë: Më duheshin paratë. Nuk flija gjumë prej kohësh!

Prodhimi i fake news çoi në pranga këtë të enjte gazetarin Ervis Hasanaga, së bashku me punonjësen e AMP në Durrës, Regina Omeri, ndërsa në kërkim është shpallur Shefi i Sektorit në AMP, Kushtrim Selimi. Dy të fundit furnizonin gazetarin me lajme të rreme me qëllim denigrimin e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, duke shfrytëzuar një faqe interneti.

Po ashtu,në celularët e të arrestuarve janë gjetur dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim për t’i vendosur gjoba. Denoncimi është bërë nga disa persona dhe drejtues policie të prekur nga këto shkrime.

Policia ka marrë në pyetje gazetarin Ervis Hasanaga i cili ka dhënë detaje për aktivitetin e tij dhe të dy punonjësve të AMP.

Para uniformave blu, Hasanaga ka pranuar se i duheshin paratë edhe pse ishte i vetëdijshëm për punën e paligjshme që po bënte. Duke shfaqur pendesë para efektivëve, gazetari ka thënë se Regina Omeri dhe Kushtrim Selimi i dërgonin materiale por që ai nuk i kishte verifikuar.

Jam bërë pishman për këtë punë. E kuptova që ishte e rrezikshme, por më duheshin paratë. Duhet të kisha dyshuar në materialet që më jepnin ata, para se t’i publikoja, duhet të kisha bërë një verifikim. Kisha kohe që s’më zinte gjumi nga kjo. Jam penduar”, ka thënë ai.

Ervis Hasanaga, Regina Omeri dhe Kushtrim Selimi kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë si Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupin, Florjan Sulejmani etj me qëllim denigrimin e tyre në publik. Kushtrim Selimi kishte për qëllim që përmes këtyre shkrimeve të bënte presion dhe përmes presionit të emërohej drejtor.

()

Arena e Lajmit

“Jam bërë pishman por…”/ Flet gazetari që publikonte fake news për drejtuesit e policisë: Më duheshin paratë. Nuk flija gjumë prej kohësh!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook