Euro ‘Zvicër 2025’/ Estoni– Shqipëri, gjithçka gati. Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën në Tallin

Kombëtarja shqiptare e vajzave zhvilloi sot seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Le Coq” Arena të Tallinit, duke mbyllur kështu edhe përgatitjet për duelin e rëndësishëm të kualifikueseve të EURO 2025 ndaj Estonisë.

Vajzat kuqezi nën drejtimin e trajnerit Armir Grima dhe stafit teknik u stërvitën për më shumë se një orë në stadiumin e ndeshjes, duke provuar vendosje taktike dhe situata të ndryshme loje.

Forma e futbollisteve është e mirë dhe deri më tani nuk ka probleme fizike për asnjërën me atmosferën që është shumë pozitive dhe i gjithë grupi është optimist për një rezultat të mirë.

Sfida Estoni– Shqipëri do të luhet më 31 maj 2024, ora 18:00 (cet 17:00) në stadiumin “Le Coq” Arena të Tallinit, sfidë e vlefshme për eliminatoret e EURO 2025.

 

Arena e Lajmit

Euro ‘Zvicër 2025’/ Estoni– Shqipëri, gjithçka gati. Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën në Tallin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook