Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar ashpër pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak.
Përmes një postimi, Tedi Blushi i bën thirrje nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Andi Seferit ti shpjegojë se kush e lejoi martesën e paligjshme në godinën e Bashkisë.
Jeni kthyer në strofull të shkelësve të ligjit dhe perversitetit. Kjo Bashki është marrë peng nga inceneratorët, organizata kriminale 5D dhe perversiteti, shkruan Blushi në reagimin e tij.
Postimi i plotë:
Kush e lejoi martesen e paligjshme ne kete godine? Kush e miratoi kete veprimtari te jashteligjshme? Jeni kthyer ne strofull te shkelesve te ligjit dhe perversitetit. Kjo bashki eshte marre peng nga inceneratoret, organizata kriminale 5D dhe perversiteti.