Kryetar i Nismës “Thurje”, Endrit Shabani në studion e emisionit “Open” në News24 u shpreh se tashmë SPAK-u është një faktor i ri i cili ka goditur jo vetëm grupet kriminale por edhe pushtetar e drejtor që kanë shkelur ligjin e kanë vjedhur.
Ai u shpreh gjithashtu se Rama nuk e ka sot kapacitetin e pushtetarëve që vjedhin ashtu siç e ka pasur më herët.
Është thyer tashmë miti që partitë e reja nuk fitojnë, tha Shabani sepse partitë e vjetra janë në grahmat e tyre të fundit.
Madje disa parti të reja janë fraksione të atyre të vjetrave, përshembull Blushi ka krijuar një parti të vogël që është fraksion i PS, u shpreh Shabani.
Shabani:
Sot kemi një faktor të ri që është SPAK, që ka goditur j vetëm grupet kriminale. SPAK ka goditur pushtetar e drejtorë që kanë vjedhur dhe sot janë në burg.
Rama nuk ka më strukturat shtetërore që ka pasur për korrupsion, 21 kryetar Bashkie janë në burg e në ndjekje penale.
Nuk mund të thuash që Rama ka të njëjtin kapacitet korruptues që ka pasur më parë.
Është thyer miti që forcat e reja nuk fitojnë, ke parti që janë fraksione të partive të vjetra, përshembull Blushi përfaqëson një fraksion të vjetër të PS.
Partitë e reja kanë grupime të reja njerëzish, janë organizuar me njerëz të ri.
Është proces, rrugë e gjatë dhe dekurajimi vjen sepse ka një rrugë të gjatë.
Ne jemi në kilometrat e fundit, sepse kjo klasë politike është në grahmat e fundit.
A mund ti zëvendësojmë dot ne partitë e vjetra, patjetër që po.
Duhet t’ju heqim pushtetin, ajo që ne synojmë është realiste.