Xhensila Pere është hyrja më e re por edhe e fundit për këtë sezon në fermë. Teksa shijonte rrezet e diellit dhe pishinën, ka përshëndetur partnerin e saj.
Ajo i ka kërkuar Agait t’i vendoste këngën e këngëtares Aurela Gaçe “Se ti je”, kjo pasi sipas saj është kënga e tyre e preferuar.
Xhensila ka performuar këngën, e cila ishte një dedikim i veçantë për partnerin e saj.
“Ju lutem mund të vendosni këngën e Aurela Gaçes “Se ti je” se vdiqa, mbaroj për atë këngë. Përshëndes dashurinë time. Është dashuria ime. Volum se do kërcej unë tani për dashurinë time”, tha Xhensila.