Kryetari i këshilltarëve Bashkiak të PD në Bashkinë Tiranë Ali Alimehmeti, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka folur në lidhje me protestën që është mbajtur prej disa javësh para bashkisë, në lidhje me dosjen “5D”.
Alimehmeti u shpreh se protestat kanë nisur si reagim qytetar, ndërsa shtoi se paratë e qytetarëve të Tiranës janë vjedhur me inceneratorët.
Ai tha se Bashkia e Tiranës nuk ka bërë transparencë, ndërkohë që në lidhje me përshkallëzimin në protesta, ai tha se ishte revoltë e njerëzve.
Pjesë nga fjala e Alimehmetit:
Protestat janë qytetare dhe ne kemi dalë aty për ato çfar ne shohim si taksat e vjedhjet që po na bëhen.
Kjo ka sjellë revvoltë, kemi oponuar fort për inceneratorin, ‘dosjen 5D’ e shumë skandale të tjera.
Për inceneratorët kishte një mendim ore ku po shkojnë këto lek?
Kur shihet që ligji nuk po funksionon kur përfaqësimi i njerëzve në këshillin bashkiak nuk realizohet nga Veliaj, atëherë njerëzit reagojnë.
Ne kemi detyrë që njerëzve t’u tregojmë dhe të zbulojmë e denoncojmë aferat e skandalet dhe më pas revolta është e tyre.
Numri dhe masiviteti janë të rëndësishme, por kujtojmë që një vit m par kemi bërë të njëjtën bisedë për protestën e studentëve, e çfarë ndodhi në fund fare?
Pra unë sytë i mbaj te objektivi, kërkesa e njerëzve është që Veliaj të japë dorëheqjen, unë i mbështes.
Ne kërkojmë atë çka na lejon ligji.