Shkëputet energjia elektrike ndërsa kryetari i PD, Lulzim Basha po shpaloste programin.
Basha prezantoi sot programin e PD me sloganin “Shqipëria Meriton më shumë”, në Parkun Olimpik të Tiranës.
Teksa kreu i PD po rendiste të dhënat e programit për çdo sektor, në sallë është stakuar energjia elektrike.
Për disa minuta Parku olimpik i Tiranës ka qenë në errësirë.
PD në një reagim për mediat e quajti veprim të qëllimshëm fikjen e dritave.
“Ky është një rast i paprecedent i pushtetit, i cili, ndërkohë që investohet për të mbajtur në lojë ata që dëmtojnë opozitën, kanë frikë nga PD dhe nga Basha, për shkak të pastërtisë dhe alternativës së tyre qeverisëse. Është hera e parë që ndërpritet energjia elektrike në një Kuvend Programor në një kohë që prej kohësh nuk ka pasur probleme me energjinë në Shqipëri”, thuhet në deklaratwn e PD.
Me rikthimin e energjisë kreu i PD ka vijuar prezantimin e programit.
()