”Veting politikanëve, njësoj si në drejtësi”, Alibeaj: Vendin e ka kapluar korrupsioni, do u kthejmë shqiptarë të gjitha paratë e zhvatura

Gjatë prezantimit të programit elektorat për zgjedhjet e vitit 2025 nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i pranishëm ishte dhe Enkelejt Alibeaj, ky i fundit mban postin e sekretarit të Përgjithshëm.

Gjatë fjalës së tij Alibeaj tha se se program i tyre është i caktuar në disa pika kryesore që do jenë fokusi për këtë fushatë.

Alibeaj tha se situate në vendin tonë është e vështirë për shkak se korrupsioni ka kapluar çdo institucion dhe se Gjyqësori do të mbrohet me çdo kusht dhe se qëllimi është që çdo politikani do i kryhet Veting-u, njësoj si në drejtësi.

 

Pjesë nga fjala e Alibeajt:

Situata në vendin tonë është e vështirë, shkak patjetër është korrupsioni i cili ka kapluar vendin. Ne do të mbrojmë me çdo kusht gjyqësorin.

Ajo që ne do bëjmë është Veting, po njësoj si në drejtësi ashtu edhe në politikë.

Çdo politikani do i bëhet Veting-u, duhet të verifikohet pasuria e të ardhurat.

Ligji antimafia synon çlirimin e ekonomisë dhe besimin e qytetarëve pasi do verifikohet çdo kontratë, për çdo tender të gjitha kontratat PPP do të verifikohen me hollësi.

Dhe ajo që ne zotohemi të bëjmë është që të gjitha paratë e zhvatura do të gjurmohen e do u kthehen shqiptarëve.

Arena e Lajmit

”Veting politikanëve, njësoj si në drejtësi”, Alibeaj: Vendin e ka kapluar korrupsioni, do u kthejmë shqiptarë të gjitha paratë e zhvatura

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook