Gjykata e Apelit Tiranë, ka ndryshuar relatorin për çështjen e PD, lidhur me regjistrimin në gjykatë të statutit të korrikut 2021. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për BalkanWeb se tashmë nuk do të jetë më relator Gent Shala, por Irida Kacerja.
“Në bazë të vendimit nr.7, datë 01.06.2022, të Këshillit të Gjykatës së Apelit Tiranë “Për rindarjen me short të cështjeve gjyqësore”, në kushtet e caktimit rishtazi (ngritjen në detyrë) në këtë Gjykatë të katër gjyqtarëve,znj. Elona Mihali, znj. Irida Kacerja, znj. Marsela Dervishi dhe znj.
Ornela Naqellari është vendosur rindarja me short midis gjyqtarëve të cështjeve civile, të cilat nuk janë shpallur për gjykim nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Edlira Petri, Elbana Lluri, Emona Muci, Genti Shala, Ilir Toska dhe Valdete Hoxha, të ngarkuar më herët si relatorë, deri në ngarkesën mesatare të ponderuar të cështjeve civile. Në total janë 12.863 cështje civile të regjistruara nga viti 2016-22.04.2022, të cilat i’u nënshtruan procedurës së rishortimit”, thuhet në njoftimin për mediat.