Marco Reus luajti mbrëmjen e së shtunës ndeshjen e fundit me fanellën e Borussia Dortmund, në finalen e Champions League.
Reus, 12 vite të jetës së tij i kaloi te Borussia Dortmund (plus 10 vite në rini), një jetë me fanellën e verdhë.
Në minutën e 72 hyri në fushë, por në 74′ si në makthet më të këqija Real Madrid gjen avantazhin.
Gjermanët shkërmoqen në pak minuta. Kështu u shuajt ëndrra e Marco Reus për të ngritur kupën e Champions League si kapiten.
Dhe kështu përfundon karriera e një prej flamujve të fundit në futbollin botëror… edhe një tjetër finale e humbur…