Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat.
Zjarri ka rënë rreth orës 16:00. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrëfikësve ka neutralizuar shpejt flakët, ndërsa është djegur njëra nga dhomat e katit të parë të banesës private në pronësi të shtetasit A.Merko.
Gazetarja Eneida Petova raporton për Arena e Lajmit se në momentin që kanë shpërthyer flakët në banesë nuk ka pasur njerëz.