Është nxjerrë nga deti motoskafi i mbytur një ditë më parë në zonën e quajtur “Hunda e Plakut”, në Zvërnec.
Gazetari Enrik Mehmeti sjell pamje në redaksinë e “BalkanWeb”, që tregojnë momentin kur motoskafi nxirret nga uji.
Incidenti me mjetin uroj ndodhi mëngjesin e djeshëm, ku brenda tij ishin katër turistë italianë, mes të cilëve edhe një fëmijë i mitur, të cilët fatmirësisht u nxorën në gjendje të mirë shëndetësore.
Arena e Lajmit