U dhunua barbarisht në mes të ish-Bllokut, lajme të mira nga avokati Sokol Mëngjesi, ja si paraqitet gjendja e tij

Kur kanë kaluar 5 ditë nga shtrimi në spital, gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi është e stabilizuar.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për se ditën e sotme i është bërë një skaner dhe burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se sipas skanerit gjendja është e stabilizuar.

Pas 5 ditësh, sot mjekët kanë nisur edhe uljen e medikamenteve që e mbajnë në gjumë, për të nisur tentativat për ta zgjuar nga koma, e cila zgjat në kohë si proces. Avokati vijon të jetë në intubim dhe mjekët kanë vendosur që ta mbajnë edhe dy ditë në intubim. Nga skaneri kane vene re një ulje të vogël të edemës.

Kujtojmë se prej disa ditësh Sokol Mëngjesi ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës, ku raportohej se ishte në gjendje të rëndë, pasi një grup të rinjsh e dhunuan me mjete të forta në kryeqytet.

()

Arena e Lajmit

U dhunua barbarisht në mes të ish-Bllokut, lajme të mira nga avokati Sokol Mëngjesi, ja si paraqitet gjendja e tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook