“Piktori kontrovers, i lidhur me bosët e trafikut dhe bandat”, Muçollari: Investigimi i RAI3 nxori fytyrën e vërtetë të kryeministrit

Anëtari i Kryesisë së Rithemelimit, Grigels Muçollari, ka reaguar në lidhje me intervistën e dhënë nga kryeministri Edi Rama për emisionin “Report” të RAI3.

Në një postim në rrjetet sociale, Muçollari ka deklaruar se doli fytyra e vërtetë e kryeministrit, pavarësisht milionave të hedhura për të pasur një imazh të kuruar.

Sipas tij, investigimi i RAI3, tregoi se çfarë fshihet pas shumë lidhjeve italiane të Ramës dhe solli në vëmendje kanabizimin e Shqipërisë dhe kontaktet e drejtpërdrejta të Kryeministrit me bosët e krimit e bashkëpunimin me ta për të mbajtur pushtetin.

Postimi:
Bie piktori kontrovers, del fytyra e Kryeministrit
Kur nuk e kontrollon dhe nuk e blen dot një media, del imazhi i vërtetë i një kryemistri që ka shpenzuar shumë para e ka dhënë shumë pasuri të ketij vendi, për të mbajtur një portret të kuruar, një figurë terheqëse, të ndryshme nga ajo çka është në realitet.
Piktori kontrovers qenka tjetër gjë, del i lidhur me krimin, me boset e trafikut, me bandat. Investigimi i ‘Rai 3’ tregoi se çfarë fshihet pas shumë lidhjeve italiane të Rames. Dhe solli në vemendje kanabizimin e Shqipërisë dhe kontaktet e drejtpërdrejta të Kryeministrit me bosët e krimit e bashkepunimin me ta për të mbajtur pushtetin. E verteta i duhet njerezve, e verteta i duhet dhe raporteve mes dy vendeve.
Ky reportazh ishte një prozhektor mbi mekanizmin e një qeverie të korruptuar. Shqipëria nuk është kjo qeveri. Shqipëria ka fatin e keq të drejtohet prej 3 mandatesh nga kjo qeveri.

Arena e Lajmit

“Piktori kontrovers, i lidhur me bosët e trafikut dhe bandat”, Muçollari: Investigimi i RAI3 nxori fytyrën e vërtetë të kryeministrit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook