Federico Chiesa, nuk është më i pashitshëm për Juventus, Thiago Motta nuk e ka në planet e tij.

Pas një sezoni shumë të vështirë, që mbylli me Juventusin, me shumë dëmtime dhe ulje ngritje në rendimetin e tij, Federico Chiesa, nuk e ka më të sigurtë vendin tek Juventusi i sezonit të ri.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ish futbollisti i Fiorentinës mund të largohet nga klubi bardh e zi, pasi tekniku i ardhshëm i Juventusit, italo-braziliani Thiago Motta,  nuk e ka pjesë të projektit të tij, për sezonin e ardhshëm.

Klubi bardh e zi, i ka ofruar rinovimin e kontratës Chiesa-s, me një pagë më të ulët nga sa përfiton ai aktualisht, gjë e cila shkon përkundrejt dëshirës së 26 vjeçarit, kontrata e të cilit skadon vitin e ardhshëm. Chiesa është në pritje të rinovimit të kontratës deri në 2027 me një pagë më të lartë.

Në këto kushte, tekniku Motta, që pritet të zyrtarizohet së shpejti në krye të stolit bardh e zi, po mendon për një zëvendësues. Emrat më të përfolur janë anglezi i Manchester United Greenwood, si dhe play makër-i i skuadrës franceze Troyes, Savinho, i cili në sezonin që sapo u mbyll, ka shënuar 9 gola dhe ka dhuruar 10 asist.

Por cila është vlera aktuala e Chiesës? Juventusi mund të hyjë në diskutime me çdo klub të interesuar për të përfituar shërbimet e tij, nëse paraqet pranë klubit torinez, një vlerë jo më të vogël se 15 mln euro. Sigurisht kjo vlerë do të rritet, nëse Chiesa do të zhvillojë një kampionat Evropian të mirë me “Azzurët” e Luciano Spalleti-it, në Gjermani.

Arena e Lajmit

Federico Chiesa, nuk është më i pashitshëm për Juventus, Thiago Motta nuk e ka në planet e tij.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook