Një automjet është përmbysur në Rrugën e Arbrit,
Foto është publikuar në rrjet nga deputeti i PD-së, Kreshnik Ccollaku, i cili shkruan se ky aks mbetet rrezik për banorët e Dibrës.
“Ndërsa deputetë, kryetarë bashkie, ministra e zv kryeministra janë angazhuar në mënyrë “heroike” të mbledhin matjanë, dibranë e bulqizakë emigrante, për ti bërë takim Edi Ramës në Londër.., shikoni gjendjen tragjike të Rrugës së Arbrit dhe rrezikun të kalosh në të për mijëra matjane, dibrane e bulqizake që jetojnë në Shqipëri”, shkruan ai.
![Capture](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2024/06/Capture-39.jpg)