Berisha thirrje qytetarëve: Ngrihuni në protesta, mos pranoni që vendi të sundohet nga mafia

Ish-Kryeministri Sali Berisha, në fjalimin e përnatshëm që i drejton mbështetësve të tij nga ballkoni i banesës ku ndodhet në arrest shtëpie, i ka drejtuar një thirrje ccdo shqiptari të ndershëm, që të ngrihet në protestë dhe të mos pranojë që vendi të sundohet nga mafia dhe droga.

“Iu bëj thirrje qytetarëve që ndjekin me pesimizëm gjendjen në vend, hidhni mënjanë pesimizmin tuaj, nxirrni përpara guximin tuaj dhe do e shihni se si do shumëfishohen forcat tuaja.

Do shihni se si fitorja do jetë në duart tona.

U bëj thirrje qytetareve dhe qytetarëve që për një arsye apo për një tjetër shohin me indiferencë, qëndrojnë indiferentë ndaj narkoshtetit dhe narkodiktaturës në Shqipëri, ngrihuni sepse kjo mafie mizore, më e pashpirta e të gjitha llojeve, nuk kërkon asgjë tjetër nga ju përveç indiferencës që i dhuroni.

Dilni nga indiferenca juaj, bashkohuni me ne nesër në ora 11 te bashkia, të enjten në ora 10 para parlamentit.

Të përballemi dhëmb për dhëmb me mafien kriminale.

Të përballemi dhëmb për dhëmb me hanxharët e saj.

Të qëndrojnë të pamposhtur në virtytet tona, në guximin tonë, në të drejtat tona”, tha Berisha.

Në vijim ai shtoi se Shqipëria sot në mediat ndërkombëtare është e damkosur përfundimisht si narkoshteti i parë dhe më i rrezikshëm në Europë.

“U bëj thirrje nga zemra të rinjve shqiptarë, ngrihuni, mos pranoni të dorëzoni vendin tuaj në narkoshtet. Çlironi Shqipërinë nga narkoshteti që po i bën gjëmën kombit dhe vendit. U bëj thirrje të gjithë punonjësve, të cilët nuk ndajnë me zyrtarët e narkoshtetit moralin e tyre, të ngrihen kudo që janë, të bashkohen në mënyrë që të bjerë sa më shpejt kjo ngrehinë mizore e shëmtuar që është vendosur mbi shqiptarët, e Edi Ramës dhe kriminelëve të tjerë.
Miqtë e mi, Shqipëria sot në mediat ndërkombëtare është e damkosur përfundimisht si narkoshteti më i rrezikshëm në Europë dhe i parë.
Narkosi, ai që në rast se ju kujtohet, 8 vite më parë, 9 vite më parë, unë e thërrisja si Noriega e Shqipërisë në parlament dhe kudo, vazhdon të qeverisë, vazhdon betejën për shkatërrimin e opozitës.

Rekrutoi McGonigal, ambasadorë, diplomatë, zyrtarë, i ndërseu kundër opozitës shqiptare vetëm t’i mbyllte asaj gojës që denonconte narkoshtetin.
Po ja ku jemi sot në shesh të mejdanit, përballemi me të me të gjitha mjetet gjer në fitoren tonë.

Sot unë ftoj çdo demokrate dhe demokrat t’i dalë zot të shkuarës së tij”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

Berisha thirrje qytetarëve: Ngrihuni në protesta, mos pranoni që vendi të sundohet nga mafia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook