Xabi Alonso vendosi të qëndronte te Leverkusen. Gjithsesi, trajneri i njohur, në një intervistë të dhënë për CNN, nuk mohoi faktin se ka patur kontakte me Liverpool.
“Natyrisht, lidhja ime me Liverpoolin është ende aty. Kështu që jo, nuk pati ndonjë problem në atë drejtim. A ka patur kontakte? Kjo temë mbetet prapa perdeve.
Sezoni? Ky është futbolli. Të përballemi me humbjen është pjesë e punës tonë. Nuk është hera e parë dhe nuk do të jetë as e fundit. Unë jam shumë i sigurt se kam intuitën që ndeshja me Atalantën do të më bëjë një trajner më të mirë, më të mirë se sa nëse do të kishim fituar tripletën” – tha ai.
(J.S/)