Një përfaqësi e Partisë Demokratike kryesuar nga Sekretari i Pergjithshëm Flamur Noka dhe nënkryetari Agron Gjekmarkaj, u takua këtë të martë në mjediset e Parlamentit Italian me kryetarin e grupit parlamentar të Forza Italia Paolo Barreli dhe deputetin Alessandro Batiloçhio.
Pelërfaqësuesit e Partisë Demokratike bënë një ekspoze të gjendjes së përgjithshme në Shqipëri dhe cënimin e standardeve demokratike.
Fokus i bisedës ishte burgosja e liderit të Partisë Demokratike Sali Berisha.
Deputetêt e PD theksuan nevojën e një sensibilizimi që Italia, një vend i madh europian, të bëjë në lidhje me burgosjen e Berishës në nivel kombëtar dhe paneuropian.
Është detyrë morale e një vendi mik që të mos konsiderojë vetëm marrëdhëniet ndërshtetërore por edhe çështje të demokracisë së brendshme.
Sali Berisha është një kontribut dhe simbolikë politike jo vetëm në raportet e Shqipërisë me Forca Italia, por edhe Italinë dhe Europën.
Zgjedhjet në Shqipëri, u theksua, nuk janë më çështje alternativash, por bandash.
Në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Europian deputetët e PD ofruan mbështetje për partinë e tyre simotër duke i bërë thirrje komunitetit shqiptar të votonin për kandidatët e Forza Italia.
Noka dhe Gjekmarkaj zhvilluan një takim edhe me kryesinë e degës së PD në Romë.
![C8683dd6 E2be 45d1 Bc1d 1f74fc2bb8d4](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2024/06/c8683dd6-e2be-45d1-bc1d-1f74fc2bb8d4-350x350.jpg)
![1b5de162 6df0 40dd 97e9 0d1da8ff9417](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2024/06/1b5de162-6df0-40dd-97e9-0d1da8ff9417-350x350.jpg)
![E880e0c5 B747 4d65 8178 35310d7b74d2](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2024/06/e880e0c5-b747-4d65-8178-35310d7b74d2-467x350.jpg)
![6b184e1e 2267 4e5d Bf65 D13e8b1fad43](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2024/06/6b184e1e-2267-4e5d-bf65-d13e8b1fad43-467x350.jpg)