Baçi: Dorëheqja e Ceno Klosit pas hetimeve nga SPAK. Bregu: Nuk besoj se merr post tjetër

Në emisionin Open në News 24 me një panel të ftuarish është komentuar dorëheqja e Ceno Klosit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

Analisti Agim Baçi tha se nuk besonte variantin se Ceno Klosi do të emërohej si zv.ministër, pasi ai është thirrur në SPAK.

Baçi u shpreh se Ceno Klosi, pas lajmit të dorëheqjes, ka hapur lajmin se do të emërohej zv.ministër, por këtë nuk e cakton ish-Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve.

“SPAK ka deklaruar se ka nisur hetime ndaj Klosit dhe nëse z. Edi Rama do e emëronte në Qeveri, do të ishte një hall i madh.

Ka lajme kontradiktore. I pari është ai që ka hapur z. Klosi që është dorëhequr, se do të shkojë zv.ministër. Nesër është mbledhja e qeverisë dhe ne do të shikojmë nëse do të emërohet ose jo zv.ministër.

Është pak e vështirë të thuash sot nëse e kanë shkarkuar apo është dorëhequr sepse këta që shkojnë në dyert e SPAK, na dalin të dorëhequr”, tha Baçi.

Ai tha se nuk ka ndodhur në asnjë rast që dikush të njoftojë dy apo tre ditë përpara se do të bëhet zv.,ministër.

Ndërsa analisti Mentor Kikia tha se nëse është ajo që ne me të drejtë aludojmë shumë drejtorë të lartë, pas problemeve që kanë pasur me SPAK-u, kanë pasur tjetër fat. “Personalisht nëse do të isha drejtor tatimesh, nuk do të largohesha për një post zv.ministror, sikundër ka dalë lajmi”, tha Kikia.

Gazetari Jul Kasapi duke komentuar dorëheqjen e Ceno Klosit tha se duket si një vendimmarrje e detyruar. Ai iu referua rasteve të mëparshme lidhur me personat që kanë qenë nën hetim nga SPAK, që janë dorëhequr.

Gjithashtu gazetari Sokol Bregu tha se nuk mendonte se do të kishte një detyrë tjetër. “Ceno Klosi po hetohet për 4 akuza, ka një hetim që pohohet edhe nga SPAK. Është një hetim bazuar në dokumentet që opozita ka depozituar në SPAK”, u shpreh Bregu.

Arena e Lajmit

Baçi: Dorëheqja e Ceno Klosit pas hetimeve nga SPAK. Bregu: Nuk besoj se merr post tjetër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook