Tirana është duke menduar për afrimet, por veç portës i duhen lojtarë në çdo repart. Kështu, ekipi po sheh nga lojtarë rreth zonave përreth si Maqedonia e Veriut, Kosova apo Mali i Zi.
Në planin kryesor janë edhe futbollistët e kampionatit shqiptar. Drejtuesit e skuadrës kanë diskutuar për afrimin e dy futbollistëve nga Teuta, por durrsakët kanë kërkuar para për kartonët e Jazxhi dhe Ledjo Beqjas. Në hyrje priten Albion Marku, Zhozelin Behiratçe, por s’është çudi që edhe Herald Marku, një dëshirë e vjetër e bardhebluve.
Skuadra do të ndërtohet rreth Selmanit, Përgjonit, Haxhiut dhe disa lojtarëve të tjerë. Kjo do të thotë se duhen futbollistë në çdo repart, duke filluar nga mbrojtja deri në sulm. Tirana në këtë moment që flasim ka larguar një ekip të gjithë titullar dhe trajneri i ri duhet të bëjë skuadrën nga e para.