Dhoma Kombëtare e Avokatisë mori ditën e djeshme vendimin për bojkotimin e seancave gjyqësore për tre ditë.
Një hap i tillë u miratua në lidhje me dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi rreth një javë më parë.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton se një vendim i tillë po zbatohet edhe nga Dhoma e Avokatisë Shkodër.
Janë rreth 130 seanca gjyqësore që nuk do të zhvillohen në këto 3 dite, ku përjashtim ka veç për masat e sigurisë.