Një 41-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka dhunuar nënën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Maliq ndërsa mësohet se nëna e 41-vjeçarit është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Njoftimi:
Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin K. A., 41 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, pasi dyshohet se ka dhunuar nënën e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.