Aktivistë të cilët kanë qenë kundër marrëveshjes Rama-Meloni, kanë protestuar sot në pikën e pritjes së emigrantëve në Shëngjin.
Aktivistët kanë vendosur në sfond një audio nga 7 prilli 1939, ku thuhet se Shqipëria është tashmë nën Italinë.
Ato kanë hapur edhe një banderolë që mbështet protestën e tyre.
Aktivistët janë shoqëruar nga policia.