Kreu i Komisionit Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS, Ervin Salianji ka dhënë detaje të reja pas dëshmive të titullarëve të institucioneve një ditë më parë para komisionit. Gjatë një interviste për New24 me gazetarin Osman Stafa, Salianji tha se të dhënat e sistemit TIMS ndodhen online dhe të publikuara në një portal.
Salianji: Pas hakërimit, sistemi TIMS gjendet online, në një web të paligjshëm dhe gjenden të dhënat e qytetarëve aty. Kam kërkuar një mbledhje urgjente me kolegët e komisionit të sigurisë, sepse jemi në kushtet e cenimit të rëndë të sigurisë kombëtare. Ju them me bindje dhe dokumente që janë adminisstruar që në sistemin TIMS ka patur akses të paautorizuar dhe po ashtu ju them që ka patur persona që pavarësisht se fusnin dokumentet në sistem, sistemi për personat në kërkim nuk i nxirrte çka le dyshime të arsyeshme që mund të jenë përdorur nga persona me rekorde kriminale.
Salianji tha titullarët e institucioneve, përfshirë edhe ish-ministrin e asaj kohe, kanë gënjyer fillimisht lidhur me hakërimin e sistemit.
Salianji: Sot del që janë online. Kjo është logjika skandaloze e të gjithë kësaj çështje. Ky shtet që duhet t’i kishte sistemet sensitive të sigurta, i ka në duar të paautorizuara, të pasigurta. Por e dyta që është po aq skandal, persona të caktuar kanë patur akses të paautorizuar në sistem dhe kanë patur mundësinë që të ndërhyjnë.
()