Kapiteni i Juventusit, Xhorxho Kielini do t’i thotë lamtumirë “Zonjës së Vjetër” dhe futbollit italian në fundin e këtij sezoni.
Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, mbrojtësi i bardhezinjve ka si objektiv për të provuar një eksperiencë jashtë Italisë, më konkretisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
37-vjeçari është duke negociuar me LA Galaksi teksa akordi është drejt finalizimit.
Ky është sezoni i tij i 16-të me fanellën e Juventusit, teksa aktualisht gjatë këtij sezoni është aktivizuar gjithsej në 19 ndeshje, duke mos realizuar dhe asistuar asnjëherë.
– Arena e Lajmit
Loading…