Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës.
Sipas komunikatës 49-vjeçari ka drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe ka shkaktuar një aksident.
Fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Sektori i Policisë Rrugore i DVP Vlorë arrestoi shtetasin A. B., 49 vjeç, pasi automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.