Deputetja demokrate Flutura Açka ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me dy komisionet e posaçme parlamentare që pritet të votohen në seancën e së enjtes në Kuvend, njëri për anti-Korrupsionin dhe tjetri për Dezinformimin.
“SPAK, po të ngrejnë lak”, shkruan Flutura Açka .
Nënkryetarja e PD zyrtare shprehet me ironi duke theksuar se vendi bosh në Komision do t’i takojë ndonjë deledashi të opozitës ndërsa po pret që të bëhet gati tender i rradhës.
Postimi nga Flutura Açka
SPAK, po të ngrejnë lak
Ky vendim do të kalojë nesër në Parlament, bashkë me vendimin për përbërjen e Komisionit të Posaçëm për Dezinformim.
Vendi bosh do t’i takojë ndonjë dashi, deleje a deledashi (politik) të Opozitës, por nuk është mbyllur tenderi akoma.
Pritet vendimi i tretë që do të hyjë – si të gjitha zezomat kundër demokracisë – nesër me procedurë. Aty do të jenë edhe emrat, edhe thagma e arsyes pse do të jenë.
Kështu e bēn pushteti Opozitën më barrë. Mos u habisni fare.
Kjo quhet përpjekje për Integrimin tonë Europian 2030.
Por më parë do të tredhim SPAK, ta kthejmë atë në deledash. Të mos merret me vjedhjet tona, por të bluajë kashtë.
Demokracia në rrezik!!!!!