Besiktasi do të ketë një trajner të ri për sezonin e ardhshëm. Pas largimit të Santos, klubi turk ka firmosur me holandezin Giovanni van Bronckhorst. 49-vjeçari Van Bronckhorst ka drejtuar më parë Feyenoord dhe Rangers.
Kujtojmë se te Besiktas luajnë edhe dy lojtarë shqiptarë, Milot Rashica dhe Ernest Muçi. “Timonieri” Van Bronckhorst ka firmosur për 2 vite, me mundësinë për zgjatje edhe për një tjetër.
(J.S/)