Opinionisti, Martin Leka nga studion e emisionit “Open” në News 24 komentoi deklaratat e Ahmetajt në reportazhin e RAI3.
Opinionisti u shpreh se akuzat e Ahmetajt i dinin të gjithë, problemi qëndron përse nuk janë besuar dhe përse nuk është marrë kjo vëmendje më parë por e mori tani që u transmetua në një televizion italian.
Ndërkohë Leka u shpreh se Rama dhe Ahmetaj kanë qenë bashkëpunëtorë, e kanë përfituar së bashku atëherë të mbajnë përgjegjësi së bashku.
Akuzat e Ahmetajt bënë emisionin por janë shumë të rënda dhe të besueshme sepse ai ka qenë bashkë me Ramën, patjetër që ka interesat e tij por ai ka qenë njeriu më i ngushtë në më shumë se 8-vite ata kanë ndarë pushtetin së bashku, tha Leka.
Ahmetajn e prisnin në radhë për të firmosur, ai tha të vërteta dhe ne duhet të reflektojmë lidhur më këto akuza, u shpreh opinionisti Leka.