Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Beratit, ku një motoçikletë e drejtuar nga një 20-vjeçar ka përplasur një turiste nga Nepali.
Në pamjet e siguruara nga shfaqet momenti i rëndë kur turistja ndahet nga grupi me të cilin po shoqërohej dhe tenton të kalojë rrugën, por fatkeqësisht përplaset nga mjeti që vjen me shpejtësi të lartë.
Pas impaktit të fuqishëm të goditjes turistja 33-vjeçare ka rënë përtokë pasi është plagosur ndërsa drejtuesi i motoçikletës ka përfunduar disa metra më tutje, edhe ai i plagosur rëndë.
Sakaq, të dy janë transportuar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet për shkak të plagëve të marra dhe ndodhen në gjendje të rëndë.