Bledi Shkëmbi është trajner i Tiranës. Lajmi është konfirmuar nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Klubi nga kryqyteti vjen pas një sezoni të vështirë, ku mbeti jashtë “Final Four”. Shkëmbi, i cili pason Erbim Fagun në pankinë, do të nisë shumë shpejt nga puna, ku fokusi do jetë njohja me ekipin dhe merkato.
Postimi:
ZYRTARE ✍🏼
MIRËSEVJEN BLEDI SHKËMBI!
Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e trajnerit Bledi Shkëmbi në krye të pankinës bardh’ e blu.
Pas një eksperience të gjatë si lojtar i spikatur dhe trajner që e njeh mirë Superioren, klubi ka vendosur t’i besojë Shkëmbit statusin e trajnerit të ekipit të parë të KF Tirana.
Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim!
#welcomeshkëmbim #headcoach #newseason