Rajoni i Lezhës është përfshirë nga stuhi me reshje të dendura shiu, duke sjelle dhe probleme.
Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se një pjesë e rrugëve të Shëngjinit janë mbuluar nga ujerat e zeza të cilat kanë dalë në sipërfaqe, duke u kthyer në shqetësim për pushuesit dhe bizneset në ketë zonë turistike.
Kjo problematike është e vazhdueshme kur ka reshje shiu me intensitet të lartë, pasi kanalizimet nuk e përballojnë nivelin e prurjeve.