“Një pjesë e demokratëve ndjehen të përjashtuar”/ Jupi: “Faji” i tyre i vetëm, nuk shohin Rithemelimin si shpresën e PD

Screenshot 45

E ftuar në një lidhje skype për “Open” në News24, Taulanta Jupi ka komentuar situatën në Partinë Demokratike dhe zgjedhjen e Sali Berishës në krye të selisë blu.

Ajo është shprehur se votimet për kryetar kanë qenë të organizuar për qëllimin e vetëm të përmbushjes së apetitit të Berishës për të qenë në krye të PD.

“Ishin votime të organizuara me një qëllim, përmbushjen e oreksit të Berishës për të ardhur në krye të PD. Kjo nuk do ta bëjë PD më të bashkuar. Kemi një shumicë demokratësh që dje në zgjedhje ishin të pa përfaqësuar për shkak të një mos dakortësie.

Një pjesë e madhe e demokratëve janë të përjashtuar vetëm se nuk e shohin Rithemelimin si shpresën e PD.

Sepse nuk shohin Rithemelimin dhe nuk pranojnë dot që PD nuk arrin të krijojë një mjedis fertil për të përballur vizione të reja e për ta bërë fituese këtë forcë politike.

Keni qenë për disa vite sekretar ti zoti Bozdo dhe zoti Ristani Sekretar i Përgjithshëm. Dyshoj se një pjesë e madhe e demokratëve dyshojnë nëse proceset sot certifikohen nga të njejtat figura si më parë.

Sot PD ka një rrugë pa krye përpara, na pëlqen apo jo nuk i fshihemi dot të vërtetës”, është shprehur ajo.

Ndërkohë e pyetur në vijimësi nga Eno Bozdo dhe Arben Ristani në lidhje me emrat e personave të cilët sipas saj janë të përjashtuar, Jupi tha se ishte një nga ato. më tej, insistimit të zotit Ristani se cili ishte personi që e kishte përjashtuar, ajo nuk iu përgjigj duke u shprehur se kishte probleme me lidhjen në Skype.

“Një pjesë e demokratëve ndjehen të përjashtuar”/ Jupi: “Faji” i tyre i vetëm, nuk shohin Rithemelimin si shpresën e PD

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook