Prezenca e OSBE në Shqipëri përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se me afrimin e zgjedhjeve parlamentare tani është koha e duhur për të marrë në konsideratë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it e për të rritur performancën e institucioneve shtetërore në trajtimin e shitblerjes së votës dhe shkeljeve të tjera zgjedhore.
Duke theksuar se “hekuri rrihet sa është i nxehtë”, ambasadori Michel Tarran theksoi se mirëpret çdo nismë që i jep përparësi luftës kundër krimeve zgjedhore, përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
“Hekuri rrihet sa është i nxehtë! Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të 2025-s, tani është koha e duhur për të marrë në konsideratë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it e për të rritur performancën e institucioneve shtetërore në trajtimin e shitblerjes së votës dhe shkeljeve të tjera zgjedhore. Prezenca mirëpret çdo nismë që i jep përparësi luftës kundër krimeve zgjedhore, përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje sipas nevojës”, tha ambasadori Michel Tarran, sot, në tryezën teknike të organizuar nga Prezenca e OSBE-së dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.