Tiranë
Komisariati i Policisë Nr. 4, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që mbante armë zjarri pa leje, në banesë, kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Gj., 57 vjeç, banues në Vilëz, Zall Bastar, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri me krëhër e municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.