Kompeticionet si Botërori apo Europiani janë një vitrinë shumë e mirë edhe për vajzat e shoë-bizz. Ivana Knoll është një nga personazhet më me shumë bujë kur vjen koha e eventeve të tilla. Ajo është një tifozë e flaktë e Kroacisë, e bërë e famshme nga format e saj.
Sa herë që kombëtarja e saj do të luaj në një kompeticion madhor, ajo do të jetë aty, në tribuna e veshur me ngjyrat e përfaqësueses së saj. Knoll u bë e famshme gjatë Botërorit së Rusisë 2018, ku fotot e saj “hot” bënë gjiron e rrjetit. Pikërisht për këtë gjë shprehet se u nda nga i dashuri i saj që ishte e lidhur për rreth 10 vite.
![Snapinsta.app 398192075 18391282714029554 140820825660241493 N 1080](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2023/11/Snapinsta.app_398192075_18391282714029554_140820825660241493_n_1080-e1699368363242.jpg)
“Kisha një të dashur që ishim në një lidhje 10-vjeçare. Tani jam ndarë nga ai. Jam ‘single’ për momentin por nuk jam duke kërkuar për një të ri”,- u shpreh kroatja. Ivana Knoll do të jetë prezent edhe gjatë Euro2024, me Kroacinë që do të përballet edhe me Shqipërinë në takimin e dytë të Grupit B.
()