Bashkëshorti i 35-vjeçares shqiptare, Nevila Pjetri, që u vra me plumb në kokë në Itali, zbardh detaje të reja nga ngjarja e rëndë.
Duke folur për emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetarja Evis Ahmeti, në News24, Leonard Marku thekson se ishte njohur me Nevilën në Itali dhe ishin bashkë prej një viti e një muaji.
“Nuk kemi fëmijë bashkë. Jam njohur me Nevilën në Itali. Ishim bashkë prej një viti e një muaji. Kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë”, shprehet Marku.
Arena e Lajmit