Gazetari Erl Murati në rubrikën “Opinion” në News24 tha se atmosfera politike do të vijë duke u nxehur me afrimin e zgjedhjeve të 2025.
Murati tha se protesta e djeshme u thirr nga opozita për shumë arsye, por më kryesorja ishte reportazhi në RAI3.
“Kryeministri ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj mediave, opozitës, madje duke monimuar edhe gazetarët e RAI3. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave ka paralajmëruar një padi lidhur me reportazhin e televizionit italian. Mendoj se kërkesa e opozitës për një mocion me debat në Kuvend është mëse normale”, tha Murati.
Protestën e zhvilluar një ditë më parë para Parlamentit, Murati tha se sa herë zhvillohen protesta vihet theksi te pjesëmarrja, ndërkohë që mendoj se e rëndësishme është kauza, pra nëse ka ose jo një kauz të drejtë.
“Kemi deputetin italian që protestoi në Shëngjin, ishte një person i vetëm, që erdhi dhe protestoi, ndërkohë që mund të kishin protestuar shqiptarët.
Numrat e pjesëmarrësve në protestën e opozitës nuk ishte i madh, i konsiderueshëm, por çështja kryesore që duhet diskutuar është nëse duhej të zhvillohej ose jo”, tha Murati.
Ai tha se çdo protestë paqësore është e mirëpritur, ndërsa kur kemi përshkallëzime, duke hedhur molotovë, ka probleme, mund të rrezikohet jeta jo thjesht e punonjësve të policisë.
“Nëse do të kemi akte dhune, jo vetëm që nuk do të ketë pjesëmarrje, por do të humbasë edhe simpatia e opinionit publik”, tha Murati, duke shtuar se “organizatorët e protestës, duhet të kujdesen, në mënyrë që fokusi mos jetë te gomat që digjen, apo te molotovët që hidhen”.