VIDEO/ Gjeni ndryshimin! Moderatorja e njohur zbulon sozinë e Fjoralba Ponarit

Ekziston një ide se secili ka ose ka patur një sozi diku në botë. Deri tani Fjoralba Ponari ka gjetur disa sozi në vende të ndryshme të botës.

Sozinë e fundit ia ka gjetur në vendin tonë moderatorja e njohur Ilnisa Agolli. Ajo ka publikuar një video me një mikeshë që i ngjan shumë moderatores. “Fjoralba Ponari në këtë mesnatë. Unë kam gjetur sozinë tënde.”- thotë Ilnisa duke qeshur.

 

Moderatores së njohuri kanë vënë gjithmonë në dukje ngjashmërinë e saj të madhe me aktoren turke Elcin Sangu, e njohur ndryshe si Defne te seriali “Dashuri me qira”. Në fotot e shumta ato duken indentike dhe vështirë se mund t’i dallosh nga njëra-tjetra.

Edhe vetë Fjoralba ka postuar shpesh foto duke krahasuar veten me turken bukuroshe teksaka treguar madje se e kanë ngatërruar edhe në aeroport.

Mirëpo, Elcin nuk është e vetmja me të cilën Fjoralba ka ngjashmëri të madhe në tipare. Vetë moderatorja kohë më parë ndau në Instagram foton e një tjetër modeleje, Victoria Valentina, me të cilën ngjashmëria duket akoma më e madhe se me aktoren.

Kur shumë nga ne ende nuk ka gjetur një sozi, Fjoralba deri tani ka gjetur 3.

VIDEO/ Gjeni ndryshimin! Moderatorja e njohur zbulon sozinë e Fjoralba Ponarit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook