Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia federale gjermane pasditen e djeshme pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti.
Ai u ndalua për një kontroll teksa kishte kaluar kufirin nga Holanda. Një patrullë policie rreth orës 14:00 të së enjtes ushtroi kontrollin në parkingun e makinave Bentheimer Ëald si pjesë e mbikëqyrjes së kufirit të brendshëm nga policia kufitare.
Gjatë kontrollit të të dhënave të tij personale, oficerët zbuluan se prokuroria publike e Dyseldorfit ishte në kërkim të 32-vjeçarit shqiptar për veprën penale të vjedhjes, për të cilën ai ishte dënuar në maj të vitit 2019.
Shqiptari u dërgua në një institucion korrektues për të vuajtur dënimin e tij me gjashtë muaj burg.