Barella mban në “ankth” Italinë/ “Azzurr-ët” duhet të gjejnë zëvendësuesin përballë Shqipërisë

Nicolo Barella pritet të jetë “motori” i mesfushës për Italinë e Luciano Spalletit këtë evropian. Megjithatë pritet që me shumë gjasa mesfushori i Interit, mos të debutojë në këtë EURO 2024 përballë kombëtares tonë, në 15 Qershor, në Dortmund, në ndeshjen e parë për grupin B.
Një lajm i mirë ky për skuadrën e Sylvinhos, e cila mund të mos ketë përballë në fushën e blertë, një prej mesfushorëve me më shumë kualitet tek kombëtarja “Azzurre”.
Në rast të mungesës së Barellës, Luciano Spalleti, pritet të përzgjedhë në vend të tij njërin mes Frattesit apo Cristantes.
Megjithatë përcaktuese do të jetë, dita e shtunë, me testet mjekësore që do të tregojnë më qartë shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit për Nicolo Barellën.

Arena e Lajmit

Barella mban në “ankth” Italinë/ “Azzurr-ët” duhet të gjejnë zëvendësuesin përballë Shqipërisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook