Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dënuar sulmin ndaj kryeministres së Danimarkës, Mette Frederiksen.
Meta shprehet se dënon ashpër sulmin fizik ndaj Frederksen. Ai shpreh solidaritet të plotë me kryeministren daneze, duke i uruar shërim sa më të shpejtë.
“Dënoj ashpër agresionin ndaj kryeministres së Danimarkës, Mette Frederiksen!
Duke shprehur solidaritetin më të zjarrtë me të dhe autoritetet e këtij vendi mik të Shqipërisë, i uroj shërim të shpejtë dhe të plotë! 🇦🇱🇩”, shkruan Meta.
I strongly condemn the aggression against the Prime Minister of Denmark, Mette Frederiksen @Statsmin! Expressing the most ardent solidarity with her and the authorities of this friendly country of Albania, I wish her a speedy and complete recovery! 🇦🇱🇩🇰 pic.twitter.com/z8G2xHmo9E
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) June 8, 2024
(Arena e Lajmit)