Të hënën Partizani pritet të kthehet në stërvitje, pas më shumë se dy javësh pushim. Prej ditësh klubi kishte caktuar datën 10 si atë të rikthimit dhe kështu do të ndodhë.
Ky do të jetë takimi i parë i skuadrës pas humbjes së finales, teksa tashmë qëllimi është i orientuar te Liga e Konferencës, ky synohet të paktën kalimi i dy tureve. Të kuqtë fazën përgatitore e kanë planifikuar në Pogradec.