Është dhënë masa e sigurisë për dy punonjësit e hotelit që ndihmuan pronarin Gerald Shehu të fshihte provat në lidhje me vrasjen e Eraldo Nevruzit pak ditë më parë në Dhërmi.
Gazetari Enrik Mehmeti raporton se për dy punonjësit Daniel Qoses 33 vjeç dhe David Lart 30 vjeç është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg”.
Në gjykatë ata kanë deklaruar se janë kërcënuar nga autori, ndërsa janë shprehur të penduar për atë që kanë bërë.
“E ndihmuam pasi na kërcënoi me armë se do të na vriste”, janë shprehur ato para togave të zeza.