Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me sigurinë në plazhet e vendit tonë.
Përmes një deklarate Balla përëzon Policinë e Shtetit dhe Njësive Policore detare nga Ksamili deri në Velipojë, për reagimin në kohë ndaj rasteve të shkelësve.
Më tej ai shprehet se nxit publikun të denoncojë çdo rast që mund të evidentojë në shkelje.
Reagim i ministrit të Brendshlm, Taulant Balla:
Policia Kufitare dhe Njësia Policore detare duhet të rrisin vigjilencën për të garantuar paprekshmërinë e perimetrit të sigurisë në plazhet e gjithë vendit.
Përgëzime Policisë Kufitare dhe Njësive Policore detare nga Ksamili deri në Velipojë, për reagimin në kohë ndaj rasteve të shkelësve. Nxis publikun të denoncojë çdo rast.